E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Soreca: Koha që institucionet dhe partitë politike të bashkëpunojnë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi se Shqipëria ka bërë progres përgjatë këtyre 10 viteve.

 

Deklaratat Soreca I bëri në një postim në “Twitter” ku kujtoi 10-vjetorin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit që Shqipëria nënshkroi me BE-në.

 

Reklamë

“10 vjet më parë, më datë 1 prill 2009  hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe Shqipëria filloi zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Në këto dhjetë vjet, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në shumë fusha”

 

Soreca shprehet gjithashtu në një postim të dytë se pavarëisht progresit vendi ka dhe shumë sfida të tjera përpara veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

 

Sipas Sorecës, tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore dhe partitë politikë si dhe gjithë të tjerët të bashkëpunojnë për të çuar përpara vendin me qëllim marrjen e integrimit.

 

“Ende ka shumë sfida, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të çuar më tej vendin, edhe në pikëpamjen e vendimit që do të merret në qershor”

Vazhdo të lexosh

Reklamë