Politikë
Soreca kërkon konsensus politik: Jemi afër përmbushjes së kushteve

Me vlerësimin se Shqipëria vazhdon të bëjë përparim në rrugën e integrimit, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca deklaron se tashmë vendi është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Në një koment të tijin në rrjetet sociale, Soreca ju kërkon të gjitha palëve të angazhohen në ndërtimin e një konsensusi të domosdoshëm politik.
Reklamë
Duke e quajtur një moment kritik, diplomati evropian pret nga institucionet e pavarura rezultatet e kërkuara, për të përmbushur objektivin që duan 90 përqind e shqiptarëve: anëtarësimin e vendit në BE.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




