Subscribe

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka vënë theksin tek rëndësia që ka dialogu politik për rezultate pozitive në procesin e integrimit.

 

Gjatë ceremonisë se organizuar për Presidencën Kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian, ambasadori soreca deklaroi se prioritetet per integrimin mbeten te njejtat; krijimi i institucioneve te reja te drejtesise, ngritja  e gjykates kushtetuese, miratimi i akteve nënligjore të mbetura për mbrojtjen e pakicave dhe miratimi i reformes zgjedhore.

 

Për këtë nevojitet një dialog konstruktiv midis të gjitha partive politike. Gatishmëria e tyre për t’u bashkuar në dobi dhe interes të të gjithë shqiptarëve është thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nuk ka mbetur edhe shumë kohë para piketave të ndryshme të pranverës. Do të ishte gabim për Shqipërinë që të mos përqendrohej për të bërë gjithçka që vendi mund të bëjë gjatë muajve të ardhshëm për t’u paraqitur plotësisht i përgatitur.

 

Komisioni europian po punon per metodologjinë dhe do të paraqesë një propozim për procesin e zgjerimit brenda pak javeve; per kete arsye presidenca kroate do te jete vendimtare per shqiperine dhe hapjen e negociatave per anetaresimin e vendit ne be.

 

Ne lidhje me zgjerimin presidenca kroate do te vazhdoje te beje punen e saj per nje politike te besueshme dhe efektive te zgjerimit .

 

Vendet anetare te bashkimit europian ishin nder te parat qe i erdhen ne ndihme shqiperise pas termetit te 26 nentorit dhe ne 17 shkurt do te zhvillohet ne bruksel konferenca e donatorëve për te ndihmuar vendin ne procesin e rindertimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *