Subscribe

Ambasadori i BE-se ne Tirane riperseriti qëndrimin se BE nuk ka ndërmend te negocioje krizën ne Shqipëri dhe aq me pak Përfaqësuesja e Larte Federica Mogherini, e cila pritet te mbërrije ne Tirane ne date 8 maj.

 

“Ajo do te ketë takime me autoritetet me te larta ne Shqipëri. Ne i qëndrojmë deklaratës sone se ndërmjetësimi nuk eshte ne axhende ne këtë moment. Është ne doren e palëve, te qeverise dhe te opozitës, te gjejnë urën qe ekziston ne mënyre qe tejkalohet situata ku jemi dhe te përfitojnë qytetaret shqiptare.”

 

Soreca u ndal dhe tek diskutimet e fundit lidhur me shtyrjen e mundshme te datës se marrjes se nje vendimi nga Këshilli per hapjen e negociatave.

 

“Është ne dore te Këshillit qe te vendose kur do te merret vendimi. Presidenca Rumune nuk ka ndryshuar mendjen deri me tani. Por ka disa vende anëtare qe po shqyrtojnë mundësinë se mund ti duhet me shume kohe se  3 javët mes publikimit te raportit te Komisionit, por edhe njëherë dua te nënvizoj se i takon presidencës rumune te vendos këtë.”

 

Keto deklarata kreu i delegacionit te BE-se ne vendin tone i beri gjate inaugurimit te ambienteve te reja te “Shtëpisë se Europes” ku u prezantua axhenda e aktiviteteve ne kuadër te javës se Europes, si dhe një sondazh lidhur me perceptimin e shqiptareve mbi BE, ku mbi 90% e tyre duan anëtarësimin ne union.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *