Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka bërë sërish apel politikës shqiptare që të dalë mbi dallimet partiake për të përmbushur objektin kombëtar, hapjen e negociatave me BE.

 

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, Soreca shkruan se Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga qershori i kaluar.

 

“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për t’u bërë deri në qershorin e ardhshëm. Është me të vërtetë koha tani për të kapërcyer dallimet partiake dhe për t’u angazhuar në dialog. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë të lëvizë drejt BE-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *