E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Politikë

Soreca apel partive: Përqendrohuni te programet për të përmirësuar jetën e qytetarëve

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka shpërndarë postin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ku iu bëri thirrje partive politike dhe institucioneve që të punojnë për të garantuar një fushatë zgjedhore të qetë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Soreca theksoi se partitë politike duhet të përqendrohen të programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Ne pajtohemi me Ilirian Celibashin. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë