Porto është gati të presë ndeshjen më të rëndësishme të vitit sa i përket futbollit të klubeve. Sonte në mbrëmje do të kurorëzohet skuadra më e mirë e Europës që do të dalë nga cifti Manchester City-Chelsea. Ekrani i “Vizion Plus” dhe “Tring” do të ofrojnë ekskluzivisht emocionet dhe ethet që vetëm ky kompeticion prestigjoz mund të ofrojë. Një derbi britanik që premton  gjithcka, spektaklin, drithërimat dhe mbi të gjitha, futbollin e bukur.

 

Për Manchester City, kjo është hera e parë qe prek finalen. Megjithatë, në rrugëtimin e tyre në Champions, por edhe për sezonin e shkëlqyer që kanë kaluar në Angli, kanë sinjale të forta se këtë vit favoritët janë ata. Pep Guardiola do të kthehet të luajë një finale Champions League 10 vite nga e fundit, e fituar nga Barcelona kundër Manchester United. Megjithatë, trajneri spanjoll tha se sot është çdo gjë ndryshe, edhe pse emocionet nuk mungojnë.

 

PEP GUARDIOLA-TRAJNER I MANCHESTER CITY

“E di si duam të luajmë, dhe ata e dinë kundër kujt do të luajnë, kështu që nuk do t’i bezdis shumë. Është një eksperiencë e pabesueshme, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija në finale kur kam filluar karrierën time. Jemi shumë me fat dhe kjo është ajo që do u them lojtarëve.”

 

Nga ana tjeter blute e Londrës  janë bërë një skuadër e frikshme në drejtimin e Tomas Tuhel, duke regjistruar vetëm 4 humbje në të gjitha kompeticionet. Për  teknikun, ky është viti i dytë radhazi në nje finale Champions pas asaj që humbi një vit më parë kur drejtonte PSG.

 

THOMAS TUHEL – Trajner i Chelsea

“Ndihem shumë i lumtur, është fantastike të jesh për të dytin vit radhazi në finalen e Champions League, edhe pse gjithçka është ndryshe krahasuar me finalen e sezonit të kaluar. Ndodhem këtu për të hedhur hapin e fundit. Zhorzhinjjo? Ai është një lojtar mjaft strategjik, edhe kur nuk e ka topin. Ka aftësi të mëdha në leximin e ndeshjes dhe është fantastik në pasime. Sot do të kemi në dispozicion edhe Kovacic e Kante, të shohim se kush do të luajë nga minuta e parë.”

 

Supersfida do të luhet sot në oren 21:00 në stadiumin Dragoo të Portos në Portugali dhe do të gjykohet nga arbitri spanjoll Mateo Lahoz.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.