Sot në mbrëmje të tjera ndeshje emocionuese do të luhen në Champions League, ku skuadra të mëdha të futbollit europian  do të zbresin në fushë.

Juventus- Chelsi është dueli që tërheq vëmendjen e tifozëve nisur dhe nga historia që këto dy klube kanë.

Kampionët në fuqi  kërkojnë të ruajnë trofeun në Angli, por duket se nuk do e kenë aq të lehtë përballë Zonjës së vjetër, e cila kërkon me çdo kusht të rikthejë magjinë e viteve të fundit.

Tekniku Tomas Tuchel nuk do të ketë në dispozicion James si pasojë e një dëmtimi, ndërsa në dyshim janë Pulisic dhe Mount.

Nga ana tjetër nuk mund të quhet starti perfekt për bardhezinjtë, pasi në kampionatin italian nuk ka treguar asgjë nga cilësitë që skuadra ka, por kur vjen puna tek një ndeshje championsi , rëndësia merr një tjetër nivel.

Massimiliano Allegri duhet të bëjë llogaritë pa dy nga lojtarët më të rëndësishëm, si Moratta apo Dybala.

Dy sulmuesit janë të dëmtuar dhe nuk mundën të jenë në dispozicion të skuadrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *