Një tjeter sfidë interesante sonte ne mbremje ne duelet e para te cerekfinaleve te champions league është ajo mes Benficës dhe Interit, e cila luhet në Da Luz.

 

Në letër luzitanët ishin ekipi më i lehtë në mesin e skuadrave çerekfinaliste, mirëpo ky sezon në Champions e ka treguar Benficën një ekip shumë të fortë, e kombinuar këtu me sezonin si kryesuese edhe në Portugali, mbetet një ndeshje intriguese në planin e rezultatit.

 

Ekipi nga Lisbona është shumë agresiv, qarkullon topin saktë dhe me shpejtësi, ndërsa Interi i Inzagit shkon në një transfertë mjaft impenjative.

 

Tekniku i vendasve, Shmid, konfirmoi mungesën e dy mbrojtësve Otamendi dhe Xhonatan Bah, por është rikuperuar mbrojtësi i majtë Grimaldo.

 

Nga ana tjetër, Interi i shumë oshilacionmeve në kampionat shkon në ferrin e Dal Luz pa Calhanoglu dhe Shkriniar. Dilema e vetme është në sulm me Lautaron të sigurt dhe Xhekon me Lukakun në balotazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *