E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sonte në Tring/ Bayern për formalitet ndaj Lazio-s

Robert Lewandowski scores the 0-1 gol during UEFA Champions League round of 16 first leg soccer match between Lazio and Bayern Munchen, at Stadio Olimpico in Rome, 23 February 2021. MAURIZIO BRAMBATTI/ANSA

Sonte në mbrëmje do të njihen dy ekipet e fundit cerekfinalistë të Uefa Champions league.  Në njërën prej dueleve, Bajern-Lazio, gjithcka është formalitet. Kjo pasi gjermanet kanë fituar ndeshjen e parë 4 me 1 në Itali dhe sonte përpallja në Gjermani është thuajse vetëm për të respektuar kalendarin. Kampionet e Europës në fuqi konsiderohen skuadra më e fortë e momentit në kontinentet dhe superfavorite për të fituar edhe këtë edicion champions league., gjë të cilën e ka dëshmuar në të gjihë rrugëtimin e fazës së grupeve dhe në duelin e parë ndaj Lazio në 1/8. Bavarezet sot nuk kanë të gatshëm  Tolisso e Dugllas Kostën ndërsa Alaba është në dyshim. Këto janë mungesa që nuk peshojnë thuajse fare tek skuadra e Hansi Flik për shkak të organikës shumë të pasur. Pritet që Nojer të ketë hapësire për pushim. Në sulm Levandovski do të ketë pas kraheve Myler, Gnabri dhe Sane. Në krahun tjetër Lazio shkon në Gjermani për të mos u turpëruar. Në sulm hapësire për dyshen Correa dhe Vedat Muriqi me Imobilien  në stol ndërsa të padisponueshëm janë Luis felipe dhe Lazari. Ndeshja do transmetohet ne 21:00 ne Tring

Vazhdo të lexosh

Reklamë