Uefa Champions League do te mësojë sonte ne mbrëmje edhe dy gjysmëfinalistët e fundit te saj. Ne pamje te pare Reali dhe Bayern duken dy skuadra te kualifikuara pas fitoreve ne fushat kundërshtare ne takimet e pare, gjithsesi futbolli e ka treguar gjithmonë se mbetet një nga sportet me emocionuese me surprizat e tij.

 

Ne Santiago Bernabeu kampionet e Realit te Madridit përballen me Juventus me një avantazh te qarte pas fitores 3-0 ne Torino. Janë pak mundësitë u shpreh tekniku Alegri ne konferencën për shtyp por objektivi ynë është te bëjmë rezultat dhe te luajmë një ndeshje si te jete e para. Trajneri nuk do te ketë për këtë ndeshje Dybala te skualifikuar, pritet te luaj me skemën 4-3-3 edhe pse e tundon ideja për te hedhur ne fushe 4 sulmues qe nga minuta e pare. Ne fazën ofensive deri ne këto momente ka një balotazh mes Manxhukic dhe Kuadrado.

 

Ndërkohë ne kampin kundërshtar Zinedin Zidan ka deklaruar se kualifikimi mbetet i hapur pavarësisht rezultatit te pare. Problemet me te mëdha për teknikun francez janë ne prapavije ku kapiteni Serxhio Ramos është i skualifikuar ndërsa Nacho i dëmtuar duke përdorur futbollistin Valeho qe nga minuta e pare.

 

Ndërkohë ne takimin tjetër i cili do te transmetohet drejt perdrejt dhe ekskluzivisht ne Vizion Plus, Bayern pret Sevilla ne Mynih me bavarezet favorite pas fitores se pare ne Ramon Sanchez Pizuan 2-1. Bavarezet nuk do te kenë shërbimet e Noyer, Coman, Alaba dhe Vidal për këtë ndeshje ndërsa andaluzet te vetmen mungese kane Kjaer edhe pse ne dyshim Jane Carol Corchia dhe Mena .

 

Kur humbet ne shtëpi, një skuadër merr rreziqe ne takimin e kthimit dhe këtë pritet nga Sevilla te jete me sulmuese ka deklaruar tekniku i Bayern Hajnkes.

 

Megjithatë ne kemi planet tona pasi Champions League është konkursi ku çdo trajner apo lojtar dëshiron te fitoje.

 

Por ne kampin kundërshtar Vincenzo Montela ka hedhur dorashkën. Nuk është rëndësishme te shënojmë sa me shpejt , e rëndësishme te qëndrojmë ne loje ka deklaruar italiani. Ne e dimë se mund te shënojmë 1 ose dy gola ne pjesën e dyte por me e rëndësishme është te mos pësojmë nga kundërshtari duke premtuar se sonte pritet te jete një tjetër mbrëmje e zjarrte ashtu siç vetëm Uefa Champions League di ta prodhoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *