E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sonte Bayern-PSG/ Finalja e vitit transmetohet në Vizion Plus dhe Tring

Luhet sot në mbrëmje finalja e madhe e Ligës së Kampioneve, ku përballen Bayern Munchen dhe PSG.

Takimi luhet në Lisbonë të Portugalisë në orën, 21:00 dhe do të transmetohet në Tring dhe Vizion Plus.

Skuadra gjermane shihet si favorite, pasi mundi thellë Barcelonën me rezultatin 8-2.

Kujtojmë që PSG arrin për herë të parë në një finale të tillë dhe ngritja e trofeut do të ishte historike për këtë klub, ndersa Bayern Munchen do të synojë trofeun e gjashtë të këtij kompeticioni.

Reklamë

Të dy skuadrat do të paraqiten me formacionet më të mira të mundshme, nga lojtarët që kanë në dispozicion.

Formacionet e mundshme

PSG (4-3-3) Navas; Kehrer, Silva, Kimpembè, Bernat; Paredes, Marquinhos, Herrera; Di Maria, Mbappé Neymar.

BAYERN (4-2-3-1) Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Alcantara; Gnabry, Müller, Perisic; Lewandowski.

Vazhdo të lexosh

Reklamë