Subscribe

Rrugëtimi artistik i Soni Malajt në “Dancing with the Stars” përfundoi me kupën e artë. Këngetarja triumfoi mes 12 konkurenteve të përzgjedhur për këtë edicion  të shtatë të garës së kërcimit në Vizion Plus.

 

Sfida e parë dhe e fundit per Sonin ishte ajo e gjysmefinales, ku kryetari i jurise Ilir Shaqiri i vuri perballe Aulona Mustën, që u rendit e dyta ne garë dhe konkurentja qe iu afrua me shume kupës te cilen ne fund e rrembeu kengetarja e njohur.

 

Të parët që u skualifikuan në finalen e madhe të “Dancing with the Stars” ishin aktori Viktor Zhusti dhe kantautori Kristi Popa.

 

Perpos kercimeve te konkurenteve, puliku duartrokiti shume edhe vallezimin e aktorit turk Tolgahan Saishman dhe bashkeshortes se tij Almeda Abazi e cila per tre muaj ka prezantuar magjine e kërcimeve në “Dancing with the Stars” .

 

Dëshira e bukuroshes shqiptare qe u martua ne Turqi ishte të vallezonte me fustan të bardhe në vendin e saj.

 

E kete enderr e realizoi ne teatrin e kercimit.

 

Ky produksion shënon edicionin e shtatë në Vizion Plus dhe në një dekade ka mbledhur ne këtë skene dhjetëra personazhe nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia nën nje logo, “Dancing with the Stars Albania”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *