Subscribe

Ndërsa mbeten edhe nëntë jave deri ne mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, kandidati republikan Donald Trump kalon ne sondazhe rivalen demokrate Hillary Clinton. Ne nje ankete te televizionit CNN dhe kompanise ORC, Trump ka lene pas per here te pare ish sekretaren e shtetit. Ai kryeson me 45 perqind te preferencave, përballë 43 perqind qe ka Clinton. Pas konventave te dy partive Clinton kishte ruajtur kryesimin ndaj mulitmiliarderit dhe shkëputja kishte arritur deri ne 9 pike, por tashme trendi ka ndryshuar dhe Trump renditet i pari. Duket se ate nuk e kane penguar aspak ndryshimet ne stafin elektoral, mbështetja qe figura te profilit te larte ne parti kane shprehur per Clinton, apo kritikat per strategjine e fushates. Clinton ka siguruar mbështetjen e grave me 53 perqind, ndërsa Trump te meshkujve me 54 perqind. Sondazhi eshte kryer permes telefonit nga data 1-4 shtator dhe ne te jane perfshire 1001 persona te rritur. Marzhi i gabimit llogaritet deri ne 3 perqind. Pavarësisht rezultateve te sondazheve, analistet kane parashikuar beteje te ashper mes dy rivaleve, qe sulmojne vazhdimisht njeri-tjetrin. Se fundi Clinton e ka thumbuar Trump, duke thene se ai ka nje tërheqje te çuditshme ndaj diktatoreve, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *