Sonda e SHBA-së me Mars-Rover “Perseverance” në bord është e fundit ndër anijet kozmike, që ka mbërritur gjatë ditëve të shkurtit në orbitën e Marsit, por në aspektin e teknologjisë ajo është e para me këtë arritje. Eshtë i pari Mars-Rover, që SHBA-ja ka ndërtuar dhe ka në bord helikopterin e parë të Marsit.

„Show”, sikurse shprehet NASA, nisi të enjten (18.02) në mëngjes sipas orës së Paqësorit në Kaliforni, ku u rrit në vazhdimësi tensioni në laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Pasadena. Ishteb mesditë në brigjet lindore të SHBA-së dhe mbrëmje në Europën Qendrore. Pas kësaj zgjati vetëm dy orë deri sa mundi të komunikohet zbarkimi i suksesshëm. Në orën 20:57 sipas orës së Greenwich Roveri më i fundit i SHBA-së “Perseverance” zbarkoi në sipërfaqen e Marsit. Për të zbarkuar në Mars, Roveri filloi zbritjen me një shpejtësi mbi 20.000 km. në orë. Një parashutë dhe sistemi frenues i motorëve e ngadalësuan Roverin deri në shpejtësinë 3 km. në orë përpara se trupi fluturues – i krahasueshëm me një dron – e tërhoqi derisa e lëshoi Roverin përmes tri kabllove në sipërfaqen e planetit. Në gjashtë rrotat e tij më pas Roveri ndaloi.

end-ankorimi i preferuar

Vendi i ankorimit të “Perseverance” është krateri Jezero, direkt në veri të ekuatorit të Marsit, në një rajon me emrin Isidis Planitia.

Ky është rajoni, që është frekuentuar mirë prej aparaturave zbarkuese amerikane, duke përfshirë edhe Curiosity-Rovers, që ende është aktiv. Po Curiosity ndodhet rreth 3700 km. larg kraterit Gale.

Edhe Utopia Planitia relativisht nuk ndodhet fort larg. Atje Kina në maj do të dërgojë Roverin e parë në Mars.

Tre misione

Tre misionet në Mars kanë nisur në korrik 2020. Krahas Misionit 2020 të NASA-s ka edhe misionet Emirates Mars Mission dhe Chinas Tianwen-1. Në misionet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Kinës është fjala për automjete hapësinore që qarkullojnë përreth planetit. Tianwen-1 përgjatë këtij viti synon të zbarkojë në Mars. SHBA kanë shumicën e përvojës si zbulues të Marsit.

Kërkim për ujë në misionet e mëvonshme

“Perseverance” ndër të tjera do të kërkojë për ujë në planet dhe të tjera shenja jete. Po ashtu do të mbledhë gurë dhe prova nga toka që do t’i grumbullojë nëpër arka, të cilat janë planifikuar të sillen në tokë gjatë dhjetë viteve të ardhëshme bashkë me grumbullimet e misioneve të tjera amerikane dhe europiane. Pastaj është edhe helikopteri Ingenuity, i cili është i lidhur në barkun e Roverit. Helikopteri është një aparaturë eksperimetale, me të cilën NASA do të mësojë nisjen dhe fluturimin në atmosferën e Marsit. Kjo është e rëndësishme, sepse atmosfera atje është më e hollë se në Tokë. Ajo mund të influencojë fluturimet, në aspektin e rendimentit të nevojshëm dhe fuqisë së motorëve për të arritur shpejtësinë e rotullimit të rrotave. Nëse kjo funksionon ose jo, në këtë stand nuk është me rëndësi, sepse çfarëdo të ndodhë do të jetë hera e parë që në Mars një komb i fluturimeve hapësinore teston një planet tjetër.

Këto fluturime prove do të krijojnë mundësinë për misionet e ardhëshme me astronautë, që mund të fluturojnë për në Mars e të kthehen sërish, ndonëse kjo mund të arrihet ndoshta pas 30 vjetësh./DW

One thought on “Sonda Perseverance zbarkon në kraterin e Marsit

  1. HEU, USA ARRINË MË PARA ANIJE KOSMIKE NË ORBITËN E PLANETIT MARS,KANË
    ZBRITUR NJË ROBOT PËR TË MARRË MOSTRA DIREKTE NGA PLANETI I NENDË OR,
    MARSI DHE,TË BEHËN IKSPERIMENTE DHE PËRGADITJE,TERË ARRITJE NJERËZIMIT
    NË KËTE PLANET TË MARSIT;I CILI ËSHTË MË I MADHI SESA PLANETI I TOKËS DHE,
    TË VERTETOHEJ DHE KONSTATOHEJ SE;A KA JETË GJALLËRIE NË KËTE PLANET DHE,
    A MUND TË KEMI DHE TË JEMI BASHKËPUNËTORË TË KËTYRE PLANETËVË O,TERË
    KOSMOSIT DHE TË NJIHËMI O,NGRIHËMI,NJË JETË TË LUMTUR E TË BUKUR, E MBI
    NDËRPLANETARE DHE NDËRKLANET NDËRKOMBËTARE ATMOSFERIKE,MË LUMJA
    MOJ MIKE; QË DUKE ARRRITUR TEK KU KA MBËRRITUR SHKENCA BOTËRORE ORE,
    EKZISTENCA E PRIRBREZOER, DHE BERË MBINJERËZORE!! TË FALA NGA MANI,USA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *