E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Solidaritet me Britaninë, liderët botërorë reagojnë për sulmin

Pas ngjarjes në Londër, kanë mbërritur reagime nga e gjithë bota. Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren britanike Mei, ku dënoi sulmin dhe e garantoi për mbështetjen e qeverisë amerikane. Kreu i këshillit Europian Donald Tusk, tha se europa qëndron e vendosur së bashku me Britaninë në luftën kundër terrorizmit. Kancelaria gjermane Angela Merkel në një deklaratë dënoi sulmin dhe shprehu solidaritet me Britaninë dhe angazhimin për të luftuar të gjitha format e terrorizmit. Presidenti francez Hollande, tha se terrorizmi i prek të gjithë dhe Franca e di sesi po vuajnë sot britanikët. Solidaritet me britanikët kundër terrorizmit shprehu edhe ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë