E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 22 minuta më parë
Bota

“Solar impuls” zbret në Spanjë

Pasi përshkoi Oqeanin Atlantik per 70 ore, avioni qe fluturon pa karburant Solar Impulse 2, u ul ne Sevilja te Spanjës mëngjesin e kësaj te enjteje. Kjo shënoi edhe fundin e fazës se 15 te udhëtimit te tij neper bote, pjesa me e gjate e udhëtimit. Fluturimi qe nisi nga Nju Jorku ishte planifikuar te zgjaste 90 ore. Piloti zviceran Bertrand Piccard deklaroi se qëllimi i udhëtimit eshte te tregoje aftësitë e nje energjie te pastër e te rinovueshme, pasi bateritë karikohen nga ajo diellore. Kalimi i Atlantikut konsiderohej pjesa simbolike e fluturimit, pasi te gjitha mjetet e transportit kane pasur si qellim ta përshkojnë ate, por tashme njerëzit do te frymëzohen per te perdorur teknologji te rinovueshme. Solar impulse 2 do te ulej ne Paris, por per shkak te motit, Sevilja u vlerësua si mundësia me e sigurte per dy pilotet. Ai tashme do t’i drejtohet Abu Dabit prej nga nisi kete aventure marsin e vitit te shkuar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë