E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sokol Stojani i pastër, prokurori rezulton i pastër

Sokol Stojani, prokuror në prokurorinë e përgjithshme doli sot para komisionit të pavarur të kualifikimit për t’iu nënshtruar vetingut. Sipas inspektoriatit të pasurisë, deklarimi i tij është i saktë.

 

Prokurori Stojani ka në pronësi një apartament te blerë ne vleren e 5 milione lekëve me kredi, si dhe një autoveturë blerë në vlerën 4.700 euro me kursime nga familja. Sipas komisionit, të ardhurat e tij janë të ligjshme dhe nuk rezulton të ketë pasuri të fshehur. Edhe per drejtorinë e sigurimit të informacionit të klasifikuar, Stojani është i përshtatshëm për të vijuar detyrën.

 

Reklamë

Ndaj prokurorit ka pasur 3 kallëzime dhe 4 denoncime per te cilat Sokol Stojani shpjegoi se janë bërë nga ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, nga prokurori Tom Deda dhe nga një qytetar.

 

Stojani kërkoi konfirmimin në detyrë ndersa vendimi i komisionit te kualifikimit do të jepet te merkurren.

Vazhdo të lexosh

Reklamë