E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Sokol Bregu: Nëse do të bënim një kod ndryshe, çdo bizesmen dhe kriminel do të ishte në parlament

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus ka komentuar zhvillimet  e fundit në skenën politike shqiptare, me fokus të veçantë tek zgjedhjet dhe roli i liderëve kryesorë. Ai u ndal te mënyra si janë ndërtuar listat, ndikimi i sistemit zgjedhor, pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votime, dhe fuqia që ende mban Sali Berisha brenda Partisë Demokratike. Me tone kritike dhe reflektuese, Bregu vë në pah shkaqet dhe pasojat e disa vendimeve politike që kanë ndikuar në rezultatet elektorale dhe në mënyrën si funksionon demokracia shqiptare sot.

Gjithashtu, gazetari u ndal edhe te kodi zgjedhor dhe tha se nëse do të bëhej një kod ndryshe me një prag të ulët çdo bizesmen dhe kriminel do të ishte në parlament.

Reklamë

Bregu: Berisha besnikët e tij i vuri në listën e sigurt, disa i humbi rrugës. Nëse ka ndonjë votë që ishte ndëshkuese për listën e tij, ishte vota e Tiranës. Jorida mori 4000 vota në 2021, tani mori 20 mijë. Pse? Mori si një revoltë që e kishin lënë jashtë një liste ku e meritonte të ishte. PD është shtëpia e Sali Berishës dhe kjo është provuar dhe stërprovuar. Kush kërkon ta largojë që aty, bën një gabim shumë të madh. Sali Berisha këtë radhë nuk ishte gati, nuk e mendoi për t’u futur në garë. Ka 15 arsye. Është administrata. Rama me administratën e tij është i pamundur në çdolloj forme. Përderisa ajo është në kufirin ligjor, ne do shkojmë pas mandatit të pestë apo të gjashtë të tij.

Jo më kot thotë ai “Me Edin në 2030.” E dyta mund të jetë ndarja e partive të vogla. Partitë e vogla e dinin se çfarë sistemi ishte. Ilir Meta për këtë sistem u fut në grevë urie dhe, kur vajtën në pikën kur nuk do t’i lejonte njeri të hanin bukë, dolën nga greva se mund të humbnin jetën. Nëse do kishim një formë tjetër të Kodit Zgjedhor, Rama nuk do ta fitonte mandatin e tretë. Ilir Meta humbi 8 mandate, ky është sistemi të cilin dy partitë e mëdha nuk e lëshojnë. Nëse do të bënim një kod ndryshe me një prag të ulët, çdo biznesmen dhe kriminel do të ishte në parlament. Këto lloj zgjedhjesh na sollën në një pikë që shqiptarët nuk votojnë më si dikur. Këtë radhë kemi kuptuar që shumë pak votojnë. Ata që votuan partitë e vogla janë votat e lira.

I ftuar në studio ishte edhe Bledar Bejko, ish-prokuror i cili  tha se duhet të ishte bërë një përzgjedhje më e kujdesshme e listave dhe të mos kishin kandiduar persona që kanë çështje të hapura me ligjin.

Bejko: Duhet të ishte bërë një përzgjedhje më e kujdeshsme duke mos kandiduar persona që kanë çëshje penale. Kjo do të krijonte një pasiguri te partia dhe do të ishte humbje e besimit të publikut kur kandidon persona që kanë çështje penale. Nuk i zgjedh partia, dhe deri tani ne e dimë që nuk ka pasur informacion për të shkuarën e tyre.

/vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë