Zgjedhjet janë pranë dhe ajo që dëgjojmë shpesh nga opozita si premtim elektoral është se koncesionet korruptive do të anulohen.

 

Si ekspert ekonomie, Pano Soko deklaroi gjatë intervistës për “Quo Vadis” se kjo gjë duhet të realizohet sa më parë.

 

Ai nënvizoi se kur të bëhet diçka e tillë, nuk duhet të ketë ndarje sipas partive, por duhet të anulohen të gjitha koncensionet korruptive.

 

“Njëherë, e para, Partia Demokratike të anulojë edhe koncesionet që janë dhënë në kohën e Partisë Demokratike. Se duhet edhe ai skanimi, se paguan 22 euro për atë skanimin. Nuk ka ndarje, këto të socialistëve dhe ato tonat do ti lëmë. Problemi është a ka mundësi? Teknikisht realizohet? Po! Ka një procedurë teknike që mund të realizohet sepse praktikisht këto janë kontrata jo të sinqerta. Por gjithmonë këto kontrata tregojnë një vlerë fitimi më të ulët se cfarë realizohet normalisht. Marrim kontratën e sterilizimit, kontrata e sterilizimit është 90% fitim, por ajo ka deklaruar aty 10% fitim. Aty ka një mospërputhje. Çfarë do të thotë? Në kontratë është deklaruar 10%, në fakt ne e dimë që ajo realizon 90%, sepse i dimë kostot. Ka një mospërputhje mes realitetit dhe asaj që është shkruar dhe këtu mund të gërmohet dhe mund të dilet në fund fare me një mënyrë, me një metodologji sesi mund të zhbëhet kjo si kontratë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *