Infeksionet urinare shpesh mund të kthehen në një shqetësim për shëndetin tonë. Jo gjithmonë zgjidhja e vetme është të drejtohemi mjeksisë pasi ekzistojnë dhe mënyra të ndryshme natyrale.

 

Infeksionet e shkaktuara nga bakteret, shkaktojnë inflamacion dhe irritim në fshikëzën e urinës dhe uretër, tubi që mban urinën në trup, prandaj lind nevoja për urinim të shpeshtë.

 

Përdorimi i sodës së bukës neutralizon urinën dhe e bën atë më pak acidike, duke ndihmuar kështu në lehtësimin e dhimbjeve therëse.

 

Si fillim tretni gjysmë luge çaji sodë buke bikarbonate në ujë dhe konsumojeni të paktën dy herë në ditë.

 

Gjithashtu një ndihmë e madhe në shmangien e këtyre infeksioneve është dhe konsumimi i shumë lëngjeve. Kjo është një mënyrë e mirë që ndihmon ne nxjerrjen jashtë të baktereve që shkaktojnë infeksione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *