E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 orë më parë
Video · Politikë

Socialistët pranojnë dekretin e Ilir Metës për “kadastrën”

Mazhoranca ka miratuar dekretin presidencial qe ktheu per rishqyrtim ligjin per kadastrën.

 

Por vota pro e socialisteve nuk shpreh dakortesi me vërejtjet e kreut te shtetit, pasi te vetmet rregullime qe shumica qeverisëse miratoi, kishin te benin me hyrjen ne fuqi qe ishte parashikuar ne 1 shkurt dhe referencat tek drafti “per përfundimin e proceseve kalimtare te pronësisë”, i cili nuk eshte miratuar ende.

 

Reklamë

Qëndrimi i presidentit te republikës Ilir Meta përplasi serish mazhorancen dhe opozitën per kushtetutshmërinë e vendimeve te kreut te shtetit.

 

Edhe pse ligji per kadastrën fokusohet tek bashkimi i 3 agjencive te ndryshme qe trajtojnë ceshtjen e pronës, debati politik shkoi pertej parashikimeve te tij, dhe opozita akuzoi shumicën se ka hartuar nje kuader ligjor qe shpronëson shqiptaret.

 

Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, agjencia e pronave, hipoteka dhe legalizimet do te shkrihen ne nje institucion te vetem dhe qellimi i qeverise eshte qe qytetaret te mos humbasin kohe neper zyra te ndryshme per te zgjidhur problemin e pronave.

 

Më shumë video

Reklamë