Subscribe

Kursim. Kjo do të jetë filozofia që do të udhëheqë socialistët përgjatë 30 ditëve të fushatës elektorale që nis me 14 prill.

 

Pasi në parlamentaret e 2021-it, Partia Socialiste e tejkaloi buxhetin e shpenzuar për zgjedhje dhe Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve e gjobiti me 5.5 milionë lekë, gabimin do ta ndreqin me mbjellje fidanësh, nën shembullin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PS

 

Gjithmonë ka vend për pemë. Patjetër Partia Socialiste  në këtë fushatë do shpenzojë në kufijtë minimalë që kërkon ligji, duam të japim mesazh. Mbjellja e një peme është simboli i zhvillimit, i jetës, i progresit. Shqipëria ka hyrë në këtë fazë dhe ky mesazh do përçohet te qytetarët.

 

Për nga organizimi kryesocialisti Edi Rama dhe të tijtë do të zhvillojnë takime elektorale gju më gju me popullin.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PS

 

Ne kemi menduar që të mos bëjmë aktivitete në fillim të mëdha masive, ne duhet të synojmë aktivitete më të qeta, takime më të vogla, duke përçuar mesazhin e paqes, të zhvillimit dhe të ndërtimit të Shqipërisë në atë fazë që vërtet ka hyrë vendi dhe që meriton ta shikosh.

 

Nuk kanë përcaktuar sloganin por ligjërimi që do të udhëheqë  partinë në pushtet ndaj kundërshtarit do të jenë rublat ruse.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PS

 

Tani te rublat ruse janë vetë të zhytur në ato rubla ruse. E shikojmë Shqipërinë si një vend stabël që po rritet në të gjitha dimensionet, kurse pala tjetër e shikon zi sepse është i vetmi mesazh që ata kanë në mendje dhe atë dinë të përçojnë. Patjetër kontrasti është i qartë, simbolika është e qartë. Ne mbjellim një pemë, ata le të çirren për atë revolucionin e tyre imagjinar.

 

Në mbyllje të mbledhjes së kryesisë, radhën nga socialistët e kishte Damian Gjiknuri që t’i bënte thirrje drejtësisë për të hetuar Monika Kryemadhin pas dyshimeve se deputetja e Partisë së Lirisë është financuar nga oligarkë rus të naftës të afërm me presidentin Vladimir Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *