E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Socialistët europianë urojnë Edi Ramën: Qeveria po udhëheq reformat integruese

Sergei Stanishev, presidenti i partisë socialiste europiane, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i shpreh urimet për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Reklamë

Stanishev e ka konsideruar një arritje organizimin sipas tij të zgjedhjeve të lira, të drejta e gjithëpërfshirëse.

 

Sipas presidentin të partisë socialiste europiane, qeveria nën drejtimin e Edi Ramës ka ndjekur  reformat e nevojshme që shqipëria të vazhdojë rrugën për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

 

“Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe do të bëjmë më të mirën për të nxitur fillimin e konferencës ndërqeveritare” përmbyll letrën Stanishev.

Vazhdo të lexosh

Reklamë