E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Sobotka në Shkup: BE do të shpërblejë guximin e deputetëve

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Volfgang Sobotka nga Shkupi ka deklaruar se nëse Marrëveshja e Prespës kalon në Maqedoni, nuk mund të pengohet nga pala greke.

 

Në një takim me kreun e Kuvendit Talat Xhaferin, Sobotka  është shprehur se BE-ja është e interesuar që i gjithë Ballkani Perëndimor ta integrohet në Union dhe të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore.

 

Reklamë

“Ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme për ndryshimin e emrit, paraqesin moment të parlamentarizmit dhe duhen hapa të guximshëm. E kuptoj se kjo nuk është e thjeshtë për deputetët e opozitës, pasi është çështje që duhet të hapet sërish për t’u parë se cilat janë mundësitë dhe perspektiva e shtetit. Nevojitet perspektivë e besueshme për hyrje, por edhe përpjekje. Konsideroj se pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, në pranverë të vitit 2019, po dhe verën e vitit të ardhshëm do të fillojmë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë”.

 

Gjithashtu në fjalën e tij ai ka theksuar se BE-ja do e shpërblejë guximin e deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë