E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

S’ndalen protestat kundër masave, mijëra njerëz mbushin rrugët

Ashpërsimi i masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë ka sjellë zemërimin e qytetarëve.

 

Mijëra protestues mbushën rrugët e Dublinit ne Irlande, pas vendimit të qeverisë për të zgjatur afatin e bllokimit me një muaj.

 

Reklamë

Me thirrjen “fund bllokimit”, protestuesit u përpoqën të marshonin në një park në qendër të qytetit, por u  ndaluan nga policia.

 

Situata u përshkallëzua dhe nuk mungoi dhuna pasi protestuesit përdoren fishekzjarre të cilat i hodhën ndaj policisë. Autoritetet u kundërpërgjigjen duke sulmuar me shkopinj gome ndërsa u arrestuan 23 persona.

 

Edhe në Londër qytetarët dolën në rrugë e sheshe për të kundërshtuar masat kundër  koronavirusit, përcjell Vizion Plus.

 

Autoritetet arrestuan një numër të madh protestuesish pasi sipas tyre shkelën ligjin që ndalon grumbullimet.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë