E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

S‘ndalen protestat kundër izolimit/ Tubime në Vjenë dhe Qipro

Mijëra njerëz marshuan në rrugët e Vjenës këtë të shtunë për të kundërshtuar masat kufizuese të qeverisë.

Me flamuj dhe pankarta në duar e duke brohoritur tubuesit përshkuan rrugët e kryeqytetit. Disa nga protestuesit nuk mbanin maska. Ndërkohë që forca policie të shoqëruar me qen krijuan barrikada.

Austria mbylli të gjitha bizneset jo-thelbësore dhe kufizoi lëvizjet e njerëzve në fund të dhjetorit në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në fillim të kësaj jave qeveria mori vendimin për të hapur përsëri shkollat, sallonet e parukerive dhe muzetë. Por qytetarët vazhdojnë të jenë të revoltuar me masat e qeverisë.

Policia e Qiprios përdori të shtunën topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë  një protestë në kryeqytet, ku qindra njerëz demonstruan kundër korrupsionit qeveritar dhe kufizimeve të koronavirusit.

Protestuesit, mes tyre edhe fëmijë ecën nëpër qytet duke bllokuar trafikun në disa rrugë kryesore. Protestuesit therrisnin “mjaft”, “ky është autoritarizmin shtetëror”.

Policia arrestoi duke perdorur dhune disa prej tubuesve.

 

Vazhdo të lexosh