Subscribe

Kujtim Çaushi, i arrestuar mbrëmjen e së enjtes pas zbulimit të një arsenali armësh në pronën e tij, është vëllai i Flutura Deliut: kjo e fundit dhe djali I saj, Elton Deliu, jane ekzekutuar në një atentat mafioz në vitin 2008.

 

Burimet e policisë bënë të ditur se shtëpia e Kujtim Çaushit është në emrin e nipit të tij, Eltonit.

 

14 vjet më parë, nënë e bir u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre me 11 plumba nga persona ende të panjohur. Në atë kohë, krimi u dyshua se kishte motiv pazaret e trafikut të drogës.

 

Katër vjet më vonë, Gjykata e Tiranës vuri nën sekuestro prona të paluajtshme në vlerën e 5 milionë eurove të familjes Deliu dhe Çaushi, pas dyshimeve se ato kishin ardhur nga aktiviteti kriminal.

 

Te enjten, policia gjeti arsenalin e armëve në pronën e Kujtim Caushit ndërsa shpalli në kërkim djalin e tij Erlind Caushi. Agjentët sekuestruan armë zjarri automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë dhe 11 granata. U gjetën gjithashtu municione luftarake, 6 automjete, njëri prej të cilëve i blinduar, targa shqiptare e të huaja, një jet ski, fenelina policie dhe paruke për maskim.

 

Ajo që bie në sy është fakti se agjentët e policisë nxituan të sekuestronin armët duke mos zhviluar një plan më të gjerë përgjimi dhe hetimi. Për pasojë, ajo sot nuk ka të dhëna se cili grup kriminal I përdorte këto armë të sofistikuara.

 

Arsenali I Kodër-Mëzesit, është i dyti i gjetur në po të njëjtën zonë dhe i gjashti i zbuluar brenda këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *