Kronikë
Snajper dhe municion luftarak në banesë, shpallet në kërkim vëllai i grabitësit të Rinasit

Policia ka shpallur në kërkim Ilir Murataj, vëllanë e grabitësit të Rinasit, Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë.
Reklamë
Pas kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit në fshatin Çerem të Tropojës, uniformat blu gjetën një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.
Murataj është në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




