Subscribe

 

Shtohet numri i te prekurve me fruth e po ashtu edhe paniku i prindërve qe e kane zvarritur vaksinimin. 17 fëmije dhe 1 I rritur janë te konfirmuar me ketë sëmundje, ndërsa qendrat shëndetësore po përballen me fluks fëmijësh per kryerjen e vaksinës.

 

Por nuk mungojnë edhe vendimet ekstreme te prindërve, te cilët refuzojnë t’u bëjnë fëmijëve te gjitha vaksinat. Përmes një vërtetimi si këto, te lëna pranë konsultoreve te lagjeve, prindërit shkruajnë se marrin te gjitha përgjegjësitë per mosvaksinimin e fëmijëve.

 

Mjeket këmbëngulin se vaksinimi është forma me e mire per t’u mbrojtur nga pasojat e sëmundjes dhe konkretisht fruthit. Ne shërbimin infektiv te pediatrisë ne QSUT po mbahen te izoluar 12 fëmije, ndersa 5 te tjerë kane lene spitalin e po trajtohen ne shtëpi. Shefja e shërbimit Eli Foto thotë se gjendja e te prekurve është e mire.

 

Sëmundja e fruthit kishte dekada qe nuk shfaqej. Por shtyrjet e vaksinës deri ne refuzimin e plote te saj, si dhe shfaqja e fruthit ne rajon e ka risjelle sëmundjen edhe ne Shqipëri. Vetem ne Tirane, rezultojnë 1200 fëmije te pavaksinuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *