Prej ditësh, imazhet e Nju Jorkut dhe shteteve të tjera të Amerikës duke u mbytur në tym po bëjnë xhiron e botës, ndërsa miliona banorë po përballen me sfidën e ndotjes së rëndë të ajrit.

Qiejt janë kthyer në portokalli dhe kafe të errët, duke rikthyer edhe njëherë maskat e pandemisë.

 

Tymi i cili vjen nga zjarret masive në Kanada, ka nxitur autoritetet të lëshojnë alarme për cilësinë e ajrit dhe t’iu bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në ambientet e jashtme.
Evente të shumta shkollore, kulturore dhe sportive janë anuluar për shkak të situatës.

 

Në qytetin e Nju Jorkut, ku kushtet pritet të përkeqësoheshin më tej gjatë ditës, autoritetet po shpërndajnë maska falas.

 

Sezoni i zjarreve në Kanada ka nisur më herët dhe më intensivisht se çdo vit tjetër.

Ndërsa 150 vatra flakësh janë aktualisht aktive, rreth 10 milionë hektarë janë djegur dhe mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.

E njëjta situatë pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *