E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Slot konfirmon: Do të ketë largime nga Liverpool gjatë merkatos së verës

Federico Chiesa ishte i vetmi transferim i Liverpool në merkaton e verës së shkuar. Klubi anglez nuk ndryshoi asgjë në formacionin e titullarëve, por verën e ardhshme gjërat do të jenë ndryshe.

Sky Sports raporton se Arne Slot ka kërkuar disa blerje të rëndësishme dhe të kushtueshme, duke qenë se disa lojtarë mund të largohen.

Reklamë

Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold janë në fund të kontratave dhe pritet të mos rinovojnë. Slot ka miratuar largimin e pesë emrave: Caoimhin Kelleher, Ëataru Endo, Harvey Elliott, Federico Chiesa dhe Diogo Jota.

Ka ardhur koha që Liverpool të rrisë nivelin e stolit gjithashtu, kështu që në verë presim minimalisht 7 transferime në “Anfield”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë