Konservatori Janez Jansa dhe partia e tij kundër emigracionit ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Slloveni, duke grumbulluar gati 25 përqind të votave – por jo të mjaftueshme për të qeverisur vetëm. Si parti e dytë me 12.7% të votave ka rezultuar “Lista e Marjan Sareçit”, një parti politike e themeluar nga, një ish-gazetar, aktor dhe komedian. Sipas analistëve, klima politike do të jetë e vështirë përballë nevojës për të formuar një koalicion qeveritar.

 

Sllovenia u detyrua të shkonte në zgjedhje që prej muajit mars, pasi kryeministri i qendrës së majtë, Miro Cerar dha dorëheqjen mes grevave dhe mosmarrëveshjeve brenda koalicionit. Partia Demokratike Sllovene udhëhiqet nga ish-kryeministri Janez Jansa, i cili ka qenë një mbështetës i zellshëm i kryeministrit nacionalist hungarez, Viktor Orban.

 

Ai është shprehur se paratë e shpenzuara ndaj emigrantëve do të mund të përdoreshin më mirë për forcat e sigurisë së vendit. Jansa thotë gjithashtu se dëshiron që Sllovenia “të bëhet një vend që do të vendosë përpara gjithçkaje mirëqenien dhe sigurinë e sllovenëve”.

 

Rreth 25 parti ishin në garë për zgjedhjet e përgjithshme, në vendin me 1.7 milionë banorë me të drejtë vote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *