E martë, 24 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sllovakia zgjedh sot presidentin e ri midis ndarjeve të thella për luftën në Ukrainë

Sllovakia po mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale i cili pritet të përcaktojë pozicionimin e shtetit mes Rusisë dhe Perëndimit.

Dy kandidatët në balotazh janë ish-ministri i jashtëm properëndimor Ivan Korcok dhe politikani Peter Pelegrini, një skeptik ndaj Ukrainës, gjithashtu i akuzuar për miqësitë me Rusinë.

Ky i fundit gëzon mbështetjen e partisë në pushtet.  Sipas sondazheve gara mes të dyve është e ngushtë.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka qenë temë debati në fushatën zgjedhore në Sllovaki, pasi kryeministri i vendit, Robert Fico vuri në pikëpyetje sovranitetin e Ukrainës dhe bëri thirrje për paqe me Rusinë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë