E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Bota

Sllovaki, Fico fiton zgjedhjet

Kryeministri sllovak i të majtës nacionaliste, i bërë i njohur së fundi për politikat e tij kundër emigrantëve, Robert Fico, ka fituar zgjedhjet por ka humbur shumicën parlamentare që janë zhvilluar këtë fundjavë në Sllovaki. Ficos do t’i duhet të negociojë me partitë e vogla, përfshi të djathtën ekstreme për të formuar qeverinë e re. Muajt e fundit, Fico deklaroi se Sllovakia nuk do të pranojë asnjë musliman të vetëm në radhët e emigrantëve. Ai zbatoi politikën e kufijve të mbyllur, ndërsa kundërshtoi ashpër planin e BE-së për ndarjen me kuota të refugjatëve në vendet e unionit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë