Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare në vend, pas situatës shqetësuese në vend lidhur me rritjen e rasteve të reja me COVID.

Si pasojë e përhapjes së kësaj sëmundjeje në të gjithë territorin e vendit, KMSH iu ka kërkuar të gjithë myftijve, nëpërmjet një qarkoreje, zbatimin me rigorozotet të të gjitha masave të marra më herët për parandalimin e COVID-19.

“Protokolli i masave: • Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi. • Marrja e abdesit në shtëpi. • Mbajtja e maskës dhe e dorezave. • Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale. • Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve. • Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike. • Nuk lejohen në xhami grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç. • Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj… • Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta. • Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Mysliman të Shqipëris drejtuar besimtarëve.

Mes të tjerash, në reagim thuhet se KMSH është konsultuar me organet kompetente të shëndetësisë, me synimin e mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së besimtarëve, “sidomos të asaj pjese që janë më të rrezikuar nga kjo pandemi dhe që njëkohësisht janë edhe frekuentues të rregullt të xhamive, baballarët dhe gjyshërit tanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *