Subscribe

Aksi kombetar Skuraj-Burrel vijon të jetë një nga rrugët më problematike në vend.

Gjatë stinës së dimrit gjendja rëndohet për shkak të shirave dhe rrëshqitjeve, duke thelluar gropat.

Rruga që të çon drejt Burrelit, Bulqizës e Dibrës ka qindra kthesa dhe kalon në një terren të rrezikshëm për shoferët. Ndaj mirëmbajtja e saj është konsideruar parësore. Por ky realitet tregon se ndërhyrja nga kompania kontraktuese, mungon.

Drejtuesit e automjeteve thonë se një rrugë e tillë nuk duhet të ekzistojë as në zonat e thella malore.

Firma e mirëmbajtëse ka një fond prej 19.2 milion eurosh që përfshin edhe këtë aks kombëtar, që është kryesori I verilindjes.

 

Edhe pse disa ndërhyrje të vogla javë bërë, ekspertët rrugorë vërejnë se mbushja e gropave në këtë mënyrë nuk është aspak efektive, pasi sapo të nisin ngricat, asfalti do të hiqet sërish duke e kthyer rrugën në gjendjen e mëparshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *