Talentet e së ardhshmes janë duke i ngjitur shkallët në elitën e futbollit evropian dhe botëror. Vetëm në këtë merkato vere për shumë nga ta u paguan miliona euro.

Kylian Mbappe kaloi nga Monaco te PSG si huazim, por me të drejtë blerje për shumën e 180 milionë eurove.

 

Ai shihet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në botë.

 

Pas tij vjen Ousmane Dembele që kalon te Barcelona nga Dortmund për shumën që mund ta rrijë shifrën e 147 milionë eurove.

 

Pastaj vijnë edhe emra të hatashëm si Gabriel Jesus dhe Marco Asensio.

 

Christian Pulisic i Borussia Dortmundit është një talent me të ardhme të ndritur.

 

Sa i përket mesfushorëve më defanzivë, vijnë Franck Kessie i Milan dhe Corentin Tolisso i Bayern Munich. Të dy të transferuar në këtë verë.

 

Mbrojtës që pritet të kenë të ardhme të madhe janë Davinson Sanchez i ardhur nga Ajax te Tottenham, pastaj edhe dyshja e Real Madridit, Theo Hernandez e Jesus Vallejo.

 

Portieri më i vlefshëm i ri është Gigio Donnarumma i Milanit.

 

Sikurse shkruan Telegraf, kjo eshte 11-shtja e lojtareve me premtues.

 

Gigio Donnarumma (Milan)

Theo Hernandez (Real Madrid)

Jesus Vallejo (Real Madrid)

Davinson Sanchez (Tottenham)

Franck Kessie (Milan)

Corentin Tolisso (Bayern Munich)

Christian Pulisic (Borussia Dortmund)

Marco Asensio (Real Madrid)

Ousmane Dembélé (Barcelona)

Kylian Mbappé (PSG)

Gabriel Jesus (Manchester City)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *