E hënë, 2 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Skrapar, 34-vjeçarja braktis fëmijët e mitur dhe largohet jashtë vendit, denoncohet nga bashkëshorti

Një 34-vjeçare ka braktisur fëmijët e saj të mitur, duke u larguar jashtë vendit. Rasti është denoncuar në komisariatin e policisë së Skraparit nga bashkëshorti i 34-vjeçares.

Ai pretendon se bashkëshortja ka braktisur familjen, dy fëmijë të mitur, duke u larguar nga Shqipëria.

“Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. R., 34 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë