Subscribe

Pas debateve në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha dha një komunikim për mediat, ku tha se vendimi për përjashtimin që pretendoi Enkelejd Alibeaj, është nul.

 

“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh logjik. Grupi do të diskutojë, do të ketë mbledhje, është organ legjislativ i PD që do të bëj debate për të gjitha.”

 

I pyetur se me çfarë parash po bëhen rregullimet në selinë e PD, Berisha tha se nuk është në dijeni, por do të kërkojë transparencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *