Skocia mund të bllokojmë me veto daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Deklarata është bërë nga kryeministrja skoceze në një intervistë për programin “E diela politike për Skocinë”. E pyetur nga gazetari Gordon Beuer, nëse do të marrë në shqyrtim mundësinë për t’i kërkuar Parlamentit votimin kundër miratimit të rezultatit të Referendumit, kryeministrja tha:
“Patjetër që ne do t’i kërkojmë Parlamentit në Skoci të mos e mbështes daljen nga unioni. Nëse parlamenti skocez e gjykon këtë mbi bazën e asaj se cfarë është e drejtë për Skocinë atëherë ne nuk do të votojmë për diçka që shkon në kundërshtim me interesin e Skocisë. Patjetër që ky opsion qëndron mbi tavolinë”.
Skocia dhe Irlanda e Veriut janë dy shtete të Mbretërisë që votuan me respektivisht 62 dhe 56% për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian. Pak pas publikimit të rezultateve, politikania e lartë deklaroi se një nga opsionet është dhe mbajtja e një Referendumi të dytë, për t’u shkëputur nga Mbretëria. Ndërkohë, kryetarja e qeverisë skoceze deklaroi se ajo dhe kolegët e saj, së shpejti do të nisin negociatat me unionin me qëllim që vendi i saj të qëndrojë në BE, pavarësisht se çdo të bëjnë shtetet e tjera të mbretërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *