E diel, 4 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Skocia, vendi i parë në botë që jep produktet e periodave falas

Skocia është bërë vendi i parë në botë që i bën produktet e poriodave falas për të gjithë. Ky rregull u miratua unanimisht të martën dhe tani ka një detyrim ligjor për autoritetet lokale për të siguruar produktet falas, si tamponë apo lines, për këdo që ka nevojë për ta, sipas “BBC”.

Një sondazh i më shumë se 2,000 njerëzve nga Young Scot zbuloi se rreth një në katër të anketuar në shkollë, kolegj ose universitet në Skoci kishin vështirësi për të blerë produktet e periodave.

Reklamë

Ndërkohë, rreth 10% e vajzave në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë qenë në gjendje t’i përballojnë ato, ndërsa 19% kanë marrë një produkt më pak të përshtatshëm për shkak të kostos. Ekspertët thonë se kjo nismë bëhet edhe për të larguar stigmat. Kjo pasi gjatë studimit u zbulua se 71% e të vajzave në moshat 14-21 vjeçe ndiheshin në siklet për të blerë produktet gjatë periudhës së periodave.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë