E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 53 sekonda më parë
Sport

Skocia turpëron kuqezinjtë në shtëpi

Ndërsa shpresat për një fitore, ndaj një Skocie të dobët në fushë ishin të shumta, kombëtarja shqiptare u mposhtur në shtëpinë e saj me rezultatin e thelle 0 me 4.

 

Një humbje katastrofike, përballë kombëtares skoceze, e cila dominoi të gjithë takimin.

 

Reklamë

Golin e parë për skocezët e shënoi Frajser, vetëm 14 minuta nga fillimi i ndeshjes. Ndërkohë kapiteni Mërgim Mavraj u beri edhe më të thjeshtë fitoren kundërshtarëve, duke e lënë fushën e lojës me karton të kuq, pas një gjesti jo sportiv në minutën e 22- të.

 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 2, pas një penalltie për skocezët e cila do të shndërrohej në gol nga Fleçer.

 

45 minutat e dyta ishte protagonist Forrest, i cili me dopietën e tij vulosi fitoren e skocezëve.

 

Një fitore e merituar kjo e skocezëve në “Loro Boriçi”, përballë një Shqipërie e cila nuk arriti godiste asnjëherë në 90 minuta në kuadratin e portës së kundërshtarit.

 

Në konferencën pas ndeshjes Panucci ka marrë përgjegjësinë për humbjen, duke thënë se ishte vetëm faji i tij.

 

Christian Panucci: “Është vetëm faji im, jam unë përgjegjës për këtë skuadër, përgjegjësitë bien mbi trajnerin dhe është e drejtë që të gjitha kritikat të jenë mbi mua. Lojtarët bërën gjithçka që mund të bënin, faji është vetëm i imi, nuk ndihem i tradhtuar”.

 

Por i pyetur për një dorëheqje te mundshme, Panucci ka thënë se nuk mendon se është koha për tu larguar.

 

Jo, unë nuk e mendoj se është koha për të dhënë dorëheqjen, nëse presidenti duka nuk ka më besim te trajneri mund ta bisedojmë.

 

Humbja shokuese e mbrëmjes së te shtunës në “Loro Borici”, i ka dhënë fund rrugëtimit të kuqezinjve në Ligën e Kombeve.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë