Skënderbeun e pret një sfidë e vështirë në javën e 4 të kampionatit të kategorisë superiore në Tiranë, përballë skuadrës kryeqytetase që këtë sezon ka ambicje të mëdha. Ekipi korçar vjen në këtë sezon jo pa synime, por situatat që kalon klubi e kushtëzojnë  në objektivat e tij.

 

Në prag të ndeshjes trajneri Ilir Daja si gjithmonë e deklaron se edhe në këtë përballje do tentohet të meret maksimumi i rezultatit. Por tregohet edhe realist dhe e ka pranuar se edhe një barazim do të ishte i kënaqshëm për Skënderbeun. Ai e vlerëson kundërshtarin dhe kualitetet e tij ama kërkon nga lojtarët që do hedhë në fushë që këtë ta tregojnë duke respektuar vetveten e bluzën që mbajnë veshur.

 

Dy javë ndërprerje të kampionatit nga elementoret e Europianit, Daja i shfrytëzoi për të plotësuar mangësi nga zhvillimi me vonesë i fazës përgatitore. Ai tha se është punuar për të rritur gjendjen fizike të lojtarëve dhe konsolidimin e manovrës  si në repartin e mbrojtjes edhe atë të sulmit.

 

Daja që ka parë reagimin e ekipit në këto dy javë, si shqetësim ka problemet fizike të disa lojtarëve kryesorë, ndërkohë që i kanë mumguar gjatë kësaj kohe edhe disa futbollistë të rinj të grumbulluar me kombëtaret respektive të moshës së tyre.

 

Skënderbeu vjen në javën e 4 të kampionatit pas dy fitoreve radhazi dhe humbjes zhgënjyese me Bylisin në fushën e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *