Skënderbeu tashmë duket se ka dhënë “ultimatumin e fundit” për lojtarët që ende nuk kanë mbyllur përfundimisht të ardhmen në Korcë. Me pak fjalë pritja për treshen e bigëve si Osmani, vangjeli dhe Muzaka sipas asaj që thuhet në klub do të jetë deri në ditën e sotme. Në të tilla kushte nëse lojtarët nuk kthejnë një përgjigje deri në fund të ditës atëhere mund të quhen zyrtarisht të larguar nga Korca.

 

Gjithësesi ajo që ka më shumë rëndësi në këto momente është pikërisht fakti se pse këta futbollistë nuk janë të vendosur të japin përgjigjen e tyre klubit bardhekuq. Burimet pranë klubit korçar bëjnë me dije se arsyet e këtyre hesitimeve është pikërisht ngërcci i kontratës dhe kushteve të reja në to por mbi të gjitha garancia financiare.

 

Duke parë pasigurinë që Skënderbeu ka në lidhje me cceshtjen e UEFAS që pret të vendosë KAS-i në Lozanë kjo është reflektuar edhe tek kontratat. Të gjithë futbollistët pa përjashtim janë bërë pjesë e reduktimeve në kontratat e tyre dhe sidomos ata që janë me kontrata të skaduara dhe kërkohen të rinovojnë.  Pikërisht ky diskutim vlen për tre futbollistët në fjalë të cilëve duket se u është prezantuar kontrata e re por me pagë të përgjysmuar mujore.

 

Kjo duket se ka sjallë lëkundjen e parë të tyre dhe hezitimi është bërë i madh. Sigurisht që nga ana tjetër është kërkuar nga vetë futbollistët një garanci financiare të paktën deri në dhjetor të këtij viti. Garanci e cila duket se do të qetësonte futbollistët që të vendosnin për të ardhmen e tyre. Këto janë dilemat që mbajnë ende pezull të ardhmen e futbollistëve për të pranuar ofertën e bardhekuqve. Gjithësesi palët tshmë janë njohur me kushtet e reja dhe pritet që të shihet se si do të jetë përfundimi i kësaj telenovele për Osmanin Muzakën dhe Vangjelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *