E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Skënderbeu tjetër fitore, mposht Laçin me përmbysje

Skënderbeu siguroi tre pikë të çmuara në ndeshjen e luajtur të mërkurën përballë Laçit në trasfertë, ku fitoi me përmbysje me rezultatin 1-2.

 

Të besuarit e Ilir Dajës, pas vetëm 20 minutave lojë e panë veten në disavantazh pasi kurbinasit arritën të shënonin me Kyrian.

 

Reklamë

Pavarësisht përpjekjeve korçarët nuk mundën që të barazonin rezultatin duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në favor të kurbinasve.

 

Me fillimin e të dytës, ishte Bregu ai që shënoi për korçarët duke rikthyer baraspeshën.

 

Por nuk zgjati shumë dhe bardhekuqtë shënuan sërish në minutën e 66 me Otto Xhon duke vulosur kështu dhe shifrat përfundimtare të takimit.

 

Pas dy javësh, Skënderbeu kryeson me pikë të plota duke bërë një nisje mëse të mbarë në edicionin e 81 të kategorisë superiore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë