Skënderbeu ka humbur në fushën e vet me rezultatin 1-2 sfidën për objektivin Europë ndaj Teutës.

 

Nga një gol në fillimin e çdo pjese për blutë e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, ka bërë që Skënderbeu të thyhet.

 

Zgjimi në minutat e fundit me përpjekje sulmuese për të barazuar nuk I shërbeu lojtarëve të Skënderbeut.

 

Kjo humbje tani në fundin e kampionatit e ndërlikon së tepërmi objektivin e ekipit korçar për t’u përfaqsuar në Europë.

 

Tashmë ky objektiv nuk varet shumë nga Skënderbeu, që gjithsesi I mbetet të luftojë për vendin e katërt.

 

Fitimi I Kupës së Republikës nga Kukësi, mbetet llogaria e vetme e klubit korçar për të aritur Europën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *