E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Skënderbeu, pika e parë në kupën e vogël

Skënderbeu mori piken e pare ne fazën e grupeve te kupës se vogël te Evropës. Ne Elbasan Arena, skuadra korçare u ndal ne barazim 1-1 kundër Jong Bojs ne javën e dyte, ndërsa mban vendin e fundit ne Grupin B, por me shpresa te mëdha per nje kualifikim te mundshëm, duke pare se zviceranet jane te klasifikuar te dytët me nje pike me shume.

 

Pas nje pjese te pare pa gola, ishte ekipi i teknikut Daja qe gjeti avantazhin ne minutën e 65 me Ali Soue. Avantazhi i vendasve zgjati vetëm 7 minuta kur Roger Assale ktheu gjithçka ne baraspeshë, shifra qe nuk ndryshuan deri ne fundin e takimit. Ndërkohë Dynamo e Kievit thelloi diferencën e pikëve ne krye te klasifikimit ne kete grup pas fitores 3-2 ne Beograd ndaj Partizanit.

 

Reklamë

Ecuri mjaft e mire per dy ekipet e portierëve shqiptar Strakosha dhe Berisha. Lacio mundi pa problem ne Olimpiko 2-0 Zulte Varegem, duke mbajtur vendin e pare me pike te plota ne Grupin K se bashku me Nice qe nga ana e saj mundi 3-0 Vitesen e Milot Rashices.

 

Ndërkohë Atalanta mori nje barazim plot vlera ne Lion 1-1 duke mbajtur vendin e pare ne grupin e ne kuotën e 4 pikeve. Surpriza me e madhe e mbrëmjes erdhi pikërisht nga ky grup ku Everton i Uejn Runit nuk shkoi me shume se barazimi 2-2 ne shtëpi ndaj Apolon Limasol.

 

Ndërkohe Patrik Kutrone shpëtoi nderin e Milanit duke shënuar golin qe i dha tre pike ne shtese ne ate fitore 3-2 ndaj Rijekes. Kroatët shënuan dy gola ne fundin e takimit ne harkun kohor te 6 minutave, por ne minutën e katërt te shtesës talenti Kutrone shënoi golin e trete për kuqezinjtë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë