Oto Xhon është nisur nga Nigeria dhe mbërrin kete te diele në qytetin e Korçës, për të qenë më pas nën urdhërat e trajnerit Orges Shehi.

 

Kishte ditë që ishte folur për një rikthim nga huazimi te Skënderbeu të sulmuesit në fjalë, por nuk dihej se kur do të mbërrinte. Dhe vetem kete te shtune eshte mësuar se Oto Xhon  te dielen do të takohet me shokët e skuadrës në orët e pasdites dhe më pas pritet të dalë në stërvitje.

 

Një lajm më shumë i mirë për Skënderbeun, që po pret të rikthehen të huazuarit së pari dhe më pas po pret edhe lojtarët e tjerë që dotë vijnë si blerje në këtë merkato vere. Në këtë mënyrë Skënderbeu fillon të lëvizë dhe të mbushet në këtë merkato vere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *