E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Skënderbeu nis te zbrazet, ikën Sabjen Lilaj

Fillojnë telashet për Skënderbeun dhe jo vetëm ato që kanë lidhje me gjyqin në KAS.

 

Korçarëve u ka dhënë lamtumirën një prej futbollistëve kryesorë të ekipit, mesfushori Sabien Lilaj, i cili vlerësohet zyrtarisht i larguar nga radhët e kësaj skuadre.

 

Reklamë

Kontrata e futbollistit të përfaqësueses përfundonte në qershor dhe Lilaj ka vendosur të mos e rinovojë atë, me apo pa pezullimin e KAS, vendim të cilin ia ka thënë edhe drejtuesve të klubit që disa ditë më parë.

 

Sipas informacioneve të siguruar nga “Vip Sport”, Lilaj ka gjetur sistemimin e ardhshëm për vazhdimin e karrierës, pasi ka firmosur disa ditë më parë për klubin e tij të ri.

 

Edhe pse përflitej për interesim nga kampionatet si ai italian apo zviceran,  mësohet se Lilaj ka firmosur në një ekip nga kampionatet e Europës Lindore dhe prezantimi do të bëhet në ditët e ardhshme, pasi të mbyllë gjithçka sa i përket dokumentacionit me ekipin korçar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë